Konstituohet në Komisionin e Ligjeve grupi i dialogut për ligjet me shumicë të cilësuar - Gazeta Express
string(87) "konstituohet-ne-komisionin-e-ligjeve-grupi-i-dialogut-per-ligjet-me-shumice-te-cilesuar"

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2024 11:41

Konstituohet në Komisionin e Ligjeve grupi i dialogut për ligjet me shumicë të cilësuar

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2024 11:41

Në Komisionin e Ligjeve është konstituuar grupi i punës që do të diskutojë ligjet, të cilët kërkojnë 84 vota në Kuvend.

Grupi i punës përbëhet nga anëtarë të mazhorancës dhe opozitës.

Lexo Edhe:

Për Partinë Socialiste u ulën në mbledhjen e sotme në këtë grup pune Klotilda Bushka, Damian Gjiknuri, dhe Toni Gogu.

Ndërsa opozita u përfaqësua nga deputetët Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho.

Grupi i punës është pjesë e dakordësisë së arritur mes mazhorancës dhe grupit parlamentar të PD-së për dhënien fund të bllokimit të Kuvendit dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.