Performoi një natë më parë në Tiranë, reagon Kanye West: Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen në vendin tuaj të bukur - Gazeta Express
string(137) "performoi-nje-nate-me-pare-ne-tirane-reagon-kanye-west-faleminderit-edi-rama-dhe-gjithe-shqiperise-per-mikpritjen-ne-vendin-tuaj-te-bukur"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 18:25

Performoi një natë më parë në Tiranë, reagon Kanye West: Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen në vendin tuaj të bukur

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 18:25

Në një natë të mbushur me spektakël, Kanye West performoi në “Eagle Stadium” në Tiranë përpara 60 mijë fansave.

Koncerti bëri bashkë në Tiranë fansa nga 80 kombësi të ndryshme. Entuziazmi i tyre ishte i jashtëzakonshëm, teksa ndan emocionet dhe pritshmëritë për natën që e kishin pritur prej kohësh.

Vetë artisti amerikan me famë botërore reagoi pas asaj nate, duke falënderuar Ramën dhe Shqipërinë për ndërtimin e stadiumit dhe për mikpritjen.

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për ndërtimin e një stadiumi dhe për mikpritjen që më bëtë në vendin tuaj të bukur”, shkruan Kanye.

Koncerti i Kanye West u shndërrua në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në vendin tonë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e destinacioneve që mirëpresin spektakle të mëdha. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement