Arrestohet 47 vjeçari N.H. për një rast të vjedhjes në Obiliq, Policia: U dërgua në mbajtje për 48 orë - Gazeta Express
string(53) "arrestohet-nje-person-i-dyshuar-per-vjedhje-ne-obiliq"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 18:31

Arrestohet 47 vjeçari N.H. për një rast të vjedhjes në Obiliq, Policia: U dërgua në mbajtje për 48 orë

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 18:31

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar gjatë një operacioni policor të zhvilluar sot nga hetuesit e stacionit policor në Obiliq.

Rasti lidhet me një vjedhje që kishte ndodhur më 10 korrik 2026 në territorin e komunës së Obiliqit.

I dyshuari, me inicialet N.H., 47 vjeç, është arrestuar dhe më pas është intervistuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement