Përdori telefonin gjatë ngasjes, kaq u gjobit shoferi në Mitrovicë - Gazeta Express
string(65) "perdori-telefonin-gjate-ngasjes-kaq-u-gjobit-shoferi-ne-mitrovice"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2024 12:33

Përdori telefonin gjatë ngasjes, kaq u gjobit shoferi në Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

06/05/2024 12:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se i është marrë patent leja e vozitjes një shofer i në Mitrovicë pasi ka përdorur telefonin gjatë ngasjes.

Ai ishte ndëshkuar dy javë më parë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.

Lexo Edhe:

Përveç që i është marrë patent shoferi, ai është gjobitur me 200 euro dhe 2 pikë negative.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin)  i cili përdorte telefonin gjate drejtimit të mjetit.

Gjatë verifikimit, ka rezultuar se  njëjti dy javë më parë ishte ndëshkuar për kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

Në bazë të ligjit 08/L-186, neni 231, paragrafi 92, kundërvajtësit -shoferit që ka vepruar në kundërshtim me dispozitat duke folur në telefon për herë të dytë i  është shqiptuar gjobë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për tre (3) muaj.”