Përballjet e treta në mesjavë: Peja afër finales, “nxehtë” në kryeqytet - Gazeta Express
string(67) "perballjet-e-treta-ne-mesjave-peja-afer-finales-nxehte-ne-kryeqytet"

Sport

Gazeta Express

18/04/2023 13:35

Përballjet e treta në mesjavë: Peja afër finales, “nxehtë” në kryeqytet

Sport

Gazeta Express

18/04/2023 13:35

Mesjava do t’i sjellë përballjet e treta të “Play-off”-it tw Superligws, tw cilat pritet të jenë shumë interesante.

Peja është afër finales, pasi në dy takimet e para shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit.

Fillimisht triumfoi në Pejë 85:82, ndërsa në Therandë shënoi fitore 76:86.

Në anën tjetër, kampionët duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale.

Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku seria është barazuar në 1:1.

Prishtinasit e fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 77:68.

Skuadra që i shënon tri fitore kualifikohet në finale. /Gazeta Express/

Gjysmëfinalet e treta

E mërkurë

20:30 Peja – Golden Eagle Ylli

E enjte

20:30 Sigal Prishtina – Trepça

Advertisement
Advertisement
Advertisement