Përballja Real Madrid-Athletic Bilbao për Superkupën e Spanjës - Gazeta Express
string(62) "perballja-real-madrid-athletic-bilbao-per-superkupen-e-spanjes"

Përballja Real Madrid-Athletic Bilbao për Superkupën e Spanjës

Futboll

Gazeta Express

16/01/2022 9:31

Sonte do të zhvillohet ndeshja finale  Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos.

“Los Blancos” kërkojnë që t’ia nisin vitit mbarë me një trofe, por përballë do ta kenë një ekip shumë të papërshtatshëm, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Real Madridi mposhti në finale Barcelonën pas vazhdimeve me rezultat 2:3 në një ndeshje mjaft interesante. Koha e rregullt u mbyll me rezultat 2:2.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Athletic Bilbao fitoi me përmbysje ndaj Atletico Madridit 1:2, duke shënuar dy gola për katër minuta.

Ndeshja finale zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:30 dhe zhvillohet në Arabinë Saudite, ashtu si edhe dy ndeshjet gjysmëfinale. /Gazeta Express/