Përballja me Juven, testi më i mirë për Interin sipas Contes - Gazeta Express
string(59) "perballja-me-juven-testi-me-i-mire-per-interin-sipas-contes"

Përballja me Juven, testi më i mirë për Interin sipas Contes

Gazeta Express

28/02/2020 22:25

Antonio Conte ka deklaruar se përballja me Juventusin, është testi më i mirë për të parë Interin ku është, nëse është gati për të luftuar për trofe.

Nga një sezon aspak i mirë (vitin e kaluar), me Antonio Conten në stol, Interi ka ndryshuar rrënjësisht.

Lexo Edhe:

Zi Kaltrit po luftojnë për titullin e Serie A, edhe pse kohë pas kohe skuadra e Contes po çalon atëherë kur më së paku pritet.

Sido që të jetë, Antonio Conte beson se ndeshja e së dielës me Juventusin, është një test i mirë për të parë çfarë i mungon skuadrës së tij për të luftuar për trofe.

“Ndeshja e të dielës do të jetë e rëndësishme. Në fund të kësaj ndeshje do të kuptojmë se çfarë na mungon, që të jemi në nivelin për të fituar trofe”, u shpreh Conte.

“Është e drejtë që Interi të garojë për të fituar në të gjitha kompeticionet ku luan, edhe nëse prej gati 10 vitesh, ky klub nuk ka marrë trofe në shtëpi. Fitimi i titujve nuk është kurrë i lehtë. Shumë nuk e dinë se çfarë rruge e mundimshme është për të mbërritur atje”, deklaroi ai mes tjerash.

Sfida në “Allianz Stadium” do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, për shkak të frikës nga koronavirusi që po përhapet me shpejtësi nëpër botë. /Gazeta Express/