Për 30 sekonda, Distria kualifikohet në raundin e tretë - Gazeta Express
string(54) "per-30-sekonda-distria-kualifikohet-ne-raundin-e-trete"

Për 30 sekonda, Distria kualifikohet në raundin e tretë

Sporte tjera

Gazeta Express

07/10/2022 9:07

Me shumë lehtësi, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Në raundin e dytë, Krasniqi eliminoi xhudisten, Lin Hsuan Hsu me IPPON brenda 30 sekondave, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në raundin e parë, kampionia olimpike kaloi pa luftë, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me xhudisten italiane, Giuffrida Odette.

Distria Krasniqi po udhëhiqet nga trajnerja Majlinda Kelmendi në këtë Botëror. /Gazeta Express/