Pejë: Vdes një person, dyshohet se është goditur qëllimshëm me veturë - Gazeta Express
string(67) "peje-vdes-nje-person-dyshohet-se-eshte-goditur-qellimshem-me-veture"

Pejë: Vdes një person, dyshohet se është goditur qëllimshëm me veturë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 20:06

Një person ka vdekur si pasojë e lëndime të rënda të marra nga goditja e një veture. Sipas dyshimeve të para, këmbësori është goditur qëllimshëm nga vetura.

I dyshuari ndodhet në kërkim.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Express se prokurori dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës me Njësitet Relavante janë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një këmbesor është goditur qëllimshëm nga një veturë. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja e veturës. I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës”, tha Nikçi.

Express do të ju mbajë të njoftuar për detajet e tjera të kësaj ngjarje.