Peja prezanton trajnerin e katërt brenda një sezoni - Gazeta Express
string(51) "peja-prezanton-trajnerin-e-katert-brenda-nje-sezoni"

Peja prezanton trajnerin e katërt brenda një sezoni

Basketboll

Gazeta Express

04/03/2021 14:29

Klubi i basketbollit Peja nuk po bëhet assesi rehat me trajner, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në fakt, Verdhezinjtë e kanë prezantuar sot trajnerin e katërt brenda një sezoni.

Dragan Radovic do t’ju prijë pejanëve në pjesën e mbetur të sezonit, natyrisht, nëse klubi nga Rrafshi i Dukagjinit nuk e “provon” edhe ndonjë trajner.

Basketbolli kosovar nuk është i panjohur për trajnerin Radovic, i cili e udhëhoqi së fundmi Sigal Prishtinën drejt trofeut të Kupës së Kosovës.

Paraprakisht, pas humbjes nga Golden Eagle Ylli, trajneri i deritashëm i Pejës, Jordanco Davidkov ka dhënë dorëheqje.

Pejanët janë prekur me të madhe nga pandemia COVID-19 dhe së fundmi po përballen me luhatje të rezultateve. /Gazeta Express/