Peja mund ta sigurojë finalen sonte - Gazeta Express
string(35) "peja-mund-ta-siguroje-finalen-sonte"

Sport

Gazeta Express

19/04/2023 10:19

Peja mund ta sigurojë finalen sonte

Sport

Gazeta Express

19/04/2023 10:19

Sonte do të nisë faza e tretë e përballjeve gjysmëfinale të “play-offit” në Superligën e basketbollit.

Peja është shumë afër ta sigurojë kualifikimin në finale.

Verdhezinjtë i kanë fituar dy duelet e para me Golden Eagle Yllin, ndërsa sonte do ta ketë përballjen e tretë me kampionin aktual të Kosovës.

Pejanët fillimisht triumfuan në shtëpi, 85:82, ndërsa në Therandë shënuan fitore 86:76, shkruan “Gazeta Express”.

Në anën tjetër, kampionët do t’i shpëtonte veç një mrekulli pasi atyre u duhet t’i fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku seria është barazuar në 1:1.

Prishtinasit fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 77:68.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. /Gazeta Express/

Gjysmëfinalet e treta

E mërkurë

20:30 Peja – Golden Eagle Ylli

E enjte

20:30 Sigal Prishtina – Trepça

Advertisement
Advertisement
Advertisement