Peja e rikthen Sirkon dhe vazhdon me Shoshin e Mekajn - Gazeta Express
string(53) "peja-e-rikthen-sirkon-dhe-vazhdon-me-shoshin-e-mekajn"

Peja e rikthen Sirkon dhe vazhdon me Shoshin e Mekajn

Basketboll

Gazeta Express

10/08/2021 15:03

Klubi i basketbollit Peja është duke u mobilizuar në prag të fillimit të sezonit të ri. Verdhezinjtë kanë njoftuar sot se e kanë rikthyer basketbollistin Henrik Sirko, i cili e pati një sezon fantastik në Kroaci me Sibenikun, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera, klubi nga Rrafshi i Dukagjinit e ka vazhduar kontratën me qendrën Lis Shoshi, i cili i mbrojti ngjyrat e këtij ekipi edhe sezonin e kaluar. Gjithashtu, edhe fundori Leonard Mekaj do ta vazhdojë eksperiencën tek Peja.

Verdhezinjtë janë riorganizuar dhe synojnë të jenë protagonistë në sezonin e ri të Superligës së basketbollit. Sezonin e kaluar, pejanët shkuan deri në finale të “play-offit”, ku u mposhtën nga Golden Eagle Ylli. /Gazeta Express/