Pedro propozon të mbahet turne parasezonal para rinisjes së garave - Gazeta Express
string(66) "pedro-propozon-te-mbahet-turne-parasezonal-para-rinisjes-se-garave"

Gazeta Express

28/03/2020 21:33

Pedro propozon të mbahet turne parasezonal para rinisjes së garave

Gazeta Express

28/03/2020 21:33

Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Pedro, beson se lojtarët kanë nevojë për një turne të shkurtë parasezonal për t’u kthyer në formë dhe për t’u përshtatur sërish me skuadrën para se të rinisin garat e pezulluara shkaku i koronavirusit.

Sezoni 2019/20 në botën e futbollit është pezulluar përkohësisht për një kohë të pacaktuar shkaku i krizës së Covid-19, virus ky që i ka prekur mbi 656 mijë njerëz në të gjithë botën, ndërsa i ka lënë të vdekur mbi 30 mijë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ende nuk është plotësisht e qartë se kur do të kthehet futbolli në kampionatet e pezulluara shkaku i koronavirusit, por, kurdo që futbollit të kthehet, lojtarëve do t’u duhet kohë për ta rifituar ritmin e formën.

Trajnerët në veçanti e kanë shprehur shqetësimin e tyre për formën e lojtarëve kur të rinisë kampionati, pasi që ata po përballen tani me një situatë të paprecedent. Për këtë arsye, Pedro propozon të mbahet një lloj turneu parasezonal para se të rinisë sezoni.

“Ne mund të stërvitemi në shtëpi, por kjo nuk është asgjë në krahasim me ritmin që kërkohet në nivelin më të lartë të futbollit. Shumë klube kanë qenë të ndara që një kohë të gjatë, kështu që do të jetë e vështirë të kthehet forma për ndeshje”, ka thënë 32-vjeçari.

“Unë mund ta imagjinoj që do të kemi nevojë për një turne parasezonal të shkurtër dhe pastaj do të mund t’u kthehemi shpejt ndeshjeve të mbetura për ta kompletuar këtë sezon. Megjithatë, gjithçka do të varet nga situata”. /Gazeta Express/