PD: Shqipëria ka sot veçse 2 mijë kite për testime për Covid-19, Rama gënjen shqiptarët - Gazeta Express
string(85) "pd-shqiperia-ka-sot-vecse-2-mije-kite-per-testime-per-covid-19-rama-genjen-shqiptaret"

PD: Shqipëria ka sot veçse 2 mijë kite për testime për Covid-19, Rama gënjen shqiptarët

Gazeta Express

08/04/2020 13:44

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë, duke deklaruar se Shqipëria ka vetëm dy mijë teste në vend dhe se maxhoranca ka vonuar në kohë porositjen e kiteve të reja për të luftuar koronavirusin.

Përmes një deklarate nga ana e ish deputetit Bardh Spahia, PD shton se kryeministri jo vetëm që gënjen kur flet për 2 mijë teste në ditë, por nga ana tjetër, refuzimi për kryerjen e testeve masive po I kushton vendit pasi nuk bëhet e njohur saktë numri real I të prekurve me koronavirus.

Lexo Edhe: