Pasi solli në jetë vajzën, Jonida Vokshi bën ndryshimin në pamje - Gazeta Express
string(63) "pasi-solli-ne-jete-vajzen-jonida-vokshi-ben-ndryshimin-ne-pamje"

Gazeta Express

11/07/2020 17:09

Pasi solli në jetë vajzën, Jonida Vokshi bën ndryshimin në pamje

Gazeta Express

11/07/2020 17:09

Në datën 18 të muajit qershor, moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bekuan me një vajzë.

Çifti vendosi që vajzën ta pagëzojë me emrin Emi, një emër i bukur dhe i shqiptueshëm lehtë në çdo gjuhë të botës, siç kanë treguar ata.

Lexo Edhe:

Emi është bërë kryefjala e jetës së çiftit, të cilët tashmë janë në qiellin e shtatë nga lumturia dhe jeta e re si prindër.

E pas lindjes, Jonida i befasoi të gjithë me format e trupit të saj dhe çdo kilogram që kishte shtuar gjatë shtatzënisë, e humbi menjëherë. Madje, pasi u bë nënë, moderatorja vendosi të bëjë edhe një tjetër ndryshim të menjëhershëm në pamjen e saj.

Ajo ndoqi rregullin e hapjes së ngjyrës së flokëve gjatë verës, duke shtuar disa highlights në flokët e saj. Jonida ka ndarë në “Instagram” një foto me pamjen e re, ku sërish ndjekësit i kanë vënë në pah nurin pas shtatzënisë.

“Era e ndryshimit”, shkruan ajo krahas postimit, duke dëshmuar se s’ka hequr dorë nga kujdesi për veten, edhe pse nënë e re që i duhet të kujdeset për beben./panoramaplus