Pasaportat e skaduara në Shqipëri, do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2020 - Gazeta Express
string(80) "pasaportat-e-skaduara-ne-shqiperi-do-te-jene-te-vlefshme-deri-me-31-dhjetor-2020"

Pasaportat e skaduara në Shqipëri, do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2020

Gazeta Express

04/06/2020 12:09

Qeveria ka vendosur të shtyjë afatin e vlefshmërisë së pasaportave për shtetasit shqiptarë, të cilëve u skandon dokumenti brenda këtij viti.

Përmes një akti normativ, është vendosur që pasaportat e skaduara të quhen të vlefshme deri më 31 dhjetor 2020.

Lexo Edhe:

A K T N O R M A T I V PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 2

Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje:

“Neni 14/3
Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.”./Express