Pas rënies së Facebook-ut, Musku tallet me rivalët - Gazeta Express
string(51) "pas-renies-se-facebook-ut-musku-tallet-me-rivalet-1"

Pas rënies së Facebook-ut, Musku tallet me rivalët

AutoTech

Gazeta Express

05/03/2024 19:36

Pas rënies së Facebook, Elon Musk pronar i rrjetit social X si dhe përdoruesit e këtij rrjeti, filluan të tallen në llogari të rivalëve.

Musk dhe mijëra tjerë filluan të shpërndajnë “meme” lidhur me aplikacionet e njohura të Meta, Facebook dhe Instagram që ishin jashtë funksionit për afro një orë.

Lexo Edhe:

Musk postoi deklaratën e kreut të zyrës për komunikim në Meta, Andy Stone – duke ironizuar me tre pinguinë (Facebook, Instagram Threads” duke i qëndruar gatitur pinguinit që mbi kokë kishte logon X, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, “tallja” vazhdoi kur Musk shkroi një postim interesant në të cilin thuhej: “Nëse jeni duke e lexuar këtë postim, kjo do të thotë se serverët tanë janë duke punuar”, duke ironizuar me ato të Meta që ishin jashtë funksionit.

E atij i është kundërpërgjigjur i pari i Meta, Mark Zuckerberg i cili përbri postimit të Musk shkroi: “Kjo po ndodhë sepse i kam lënë të hynë brenda”.