Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE - Gazeta Express
string(82) "konjufca-uron-diten-e-evropes-kosova-duhet-te-anetaresohet-pa-kushte-shtese-ne-kie"

Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE

Lajme

Gazeta Express

09/05/2024 7:36

Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Konjufca tha se kjo datë shërben si dëshmi për vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Kosovës për rrugën drejt familjes evropiane dhe mishërimin me vlerat demokratike që promovon ajo.

Lexo Edhe:

“Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbledhjen e Këshillit Ministror, ne besojmë që Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë, të jetë anëtarja më e re me të drejta të plota në Këshillin e Evropës’’, tha Konjufca.

‘’Më shumë paqe, siguri dhe prosperitet zhvillimor për Kosovën dhe rajonin do të thotë një Evropë më e fortë dhe më e sigurt’’, shtoi ai.

Konjufca tha se tashmë janë bërë më shumë se një vit prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në BE, e që sipas tij, Kosovës nga institucionet e BE-së e aleatët e tjerë, i duhet përkrahje për ndërmarrjen e hapave konkretë.

‘’Qytetarët e Kosovës, pavarësisht pritjes së gjatë, vazhdojnë të besojnë në politikat integruese evropiane dhe të kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e shoqërisë dhe institucioneve tona demokratike. Këtë e dëshmon edhe çmimi që do të ndahet në këtë ceremoni’’, u shpreh ai.