Pas një viti e gjysmë, rikthehen tifozët në basketboll - Gazeta Express
string(53) "pas-nje-viti-e-gjysme-rikthehen-tifozet-ne-basketboll"

Pas një viti e gjysmë, rikthehen tifozët në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

11/08/2021 13:15

Pas afro një viti e gjysmë, ndeshjet e basketbollit do të zhvillohen me tifozë. Gjithçka do të nisë në FIBA European Challenger për U16 tek meshkujt, që do të zhvillohet nga data 16 deri më 21 gusht në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në këtë garë do të ketë tifozë në palestër, por me kapacitet të 15 % të saj sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës. Biletat do të jenë falas, megjithatë, tifozët duhet të mbajnë maska dhe ta respektojnë distancën.

Në këtë Evropian marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia. Ndeshjet e basketbollit në vendin tonë janë zhvilluar pa shikues që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia COVID-19 kishte përfunduar edhe në Kosovë. /Gazeta Express/