Pas lajmeve të rreme të mediave ruse se ai vdiq, Mbreti Charles fotografohet nga paparacët - Gazeta Express
string(89) "pas-lajmeve-te-rreme-te-mediave-ruse-se-ai-vdiq-mbreti-charles-fotografohet-nga-paparacet"

Pas lajmeve të rreme të mediave ruse se ai vdiq, Mbreti Charles fotografohet nga paparacët

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 13:33

Pasi mediat ruse publikuan lajmin e rremë se Mbreti Charles kishte vdekur, ai u shfaq edhe sot në publik.

Paparacët e kanë fotografuar teksa po largohej nga Windsor, ai ishte ulur në sediljen e pasme të makinës së tij, transmeton “Daily Mail”.

Lexo Edhe:

Mediat ruse raportuan më parë se mbreti kishte vdekur në moshën 75-vjeçare nga ndërlikimet nga kanceri, duke cituar “burime mediatike” të paidentifikuara në një seri postimesh të pashpjegueshme.

E gjithë kjo ndodhi pasi një foto e një deklarate të rreme nga Buckingham Palace për “vdekjen e papritur” të monarkut qarkulloi në rrjetet sociale.