Pas çdo gjëje qëndrojnë organizatat proruse: Sot në BeH mblidhen përkrahësit e Dodikut, shkojnë edhe të djathtët nga Serbia dhe Mali i Zi - Gazeta Express
string(134) "pas-cdo-gjeje-qendrojne-organizata-proruse-sot-ne-beh-mblidhen-perkrahesit-e-dodikut-shkojne-edhe-te-djathtet-nga-serbia-dhe-mali-i-zi"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 7:47

Pas çdo gjëje qëndrojnë organizatat proruse: Sot në BeH mblidhen përkrahësit e Dodikut, shkojnë edhe të djathtët nga Serbia dhe Mali i Zi

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 7:47

Në Trg Krajina në Banja Llukë, sonte nga ora 18:00 do të mbahet takimi i SNSD-së, ku do të shprehet “pakënaqësia për iniciativën për miratimin e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.

“Nga ky takim do të bëjmë të qartë se nuk mund të jetojmë me myslimanët, gjegjësisht me boshnjakët të cilët me këmbëngulje na shpifin dhe na vendosin përgjegjësi atje ku nuk ekziston”, tha para disa ditësh Milorad Dodik.

Lexo Edhe:

Portali Istraga.ba shkruan se në tubimin e organizuar me autobusë dhe vetura private vijnë edhe qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi dhe se pas çdo gjëje qëndrojnë organizata proruse.

Në tubimin në Banja Llukë duhet të paraqiten edhe anëtarë të organizatave të djathta nga Serbia, ndërsa një nga folësit duhet të jetë Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski, e njohur më mirë si Milica Zavetnica. Një nga folësit duhet të jetë edhe ish-kreu i BIA-s, Aleksandar Vulin, transmeton Istraga.

Autoritetet e RS organizuan autobusë nga të gjitha qytetet e RS.

Përveç tubimit, sot është caktuar edhe seanca e Kuvendit Kombëtar të RS, ku duhet të shqyrtohet propozimi për ligjin zgjedhor të RS-së.