Parandalohet ngjarja e rëndë në familje, 22- vjeçari tentoi vrasjen e xhaxhait dhe kushëririt - Gazeta Express
string(91) "parandalohet-ngjarja-e-rende-ne-familje-22-vjecari-tentoi-vrasjen-e-xhaxhait-dhe-kusheririt"

Parandalohet ngjarja e rëndë në familje, 22- vjeçari tentoi vrasjen e xhaxhait dhe kushëririt

Gazeta Express

04/08/2020 12:18

Policia parandalon një ngjarje të rëndë në Mat.

Një 22-vjeçar që goditi me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e tij u arrestua.

Lexo Edhe:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Burgajet, Mat, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. D., 22 vjeç, banues në fshatin Burgajet, Mat.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin H. D., 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait, shtetasin A. D., 27 vjeç’, njofton policia.