Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, thotë se raportet për një raund të dytë bisedimesh me SHBA-në në Pakistan “nuk janë të vërteta”.
Ajo akuzon SHBA-në se bën kërkesa “të tepërta”, duke kundërshtuar veten dhe duke ndryshuar shpesh qëndrime. IRNA thotë se kjo, së bashku me bllokadën amerikane të porteve iraniane dhe “retorikën kërcënuese”, “deri më tani ka penguar përparimin e negociatave”.
“Në këto rrethana, nuk ka perspektivë të ndritur për negociata të frytshme”, thuhet në një postim në Telegram, por nuk citon asnjë zyrtar apo institucion, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Kjo vjen pas mesazheve nga dy media iraniane të lidhura me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, të cilat gjithashtu kanë hedhur dyshime mbi pjesëmarrjen e Iranit.
Ende nuk është konfirmuar nëse zyrtarët iranianë do të marrin pjesë në bisedime dhe asnjë zyrtar i emëruar nuk e ka sqaruar qëndrimin e Iranit.