Edi Rama zbarkon në Emirate për t'u solidarizuar në "kohë të trazuara me vendet mike të Gjirit Arabik" - Gazeta Express
string(99) "edi-rama-zbarkon-ne-emirate-per-tu-solidarizuar-ne-kohe-te-trazuara-me-vendet-mike-te-gjirit-arabik"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 19:42

Edi Rama zbarkon në Emirate për t’u solidarizuar në “kohë të trazuara me vendet mike të Gjirit Arabik”

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 19:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Abu Dhabi se ka udhëtuar për të shprehur solidaritet të drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe, në një periudhë që e cilësoi si të trazuar për vendet e rajonit.

Ai u shpreh i bindur se këto vende do ta kalojnë situatën aktuale dhe do të dalin më të forta se më parë.

Rama theksoi gjithashtu mbështetjen për presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke e cilësuar mik të afërt.

“:Abu Dabi, për të shprehur drejtëpërdrejtë solidaritetin vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, në këtë kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik, të cilat jam i bindur se do të dalin më të forta se kurrë më parë nga sprova e një konflikti ku u bënë shënjestër e hakmarrjes së verbër të një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement