Paqartësi të mëdha rreth certifikimit, ZRPPC rekomandon gjithpërfshirje para heqjes nga lista, Daka kërkon dokumente shtesë - Gazeta Express
string(121) "paqartesi-te-medha-rreth-certifikimit-zrppc-rekomandon-gjithperfshirje-para-heqjes-nga-lista-daka-kerkon-dokumente-shtese"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 15:09

Paqartësi të mëdha rreth certifikimit, ZRPPC rekomandon gjithpërfshirje para heqjes nga lista, Daka kërkon dokumente shtesë

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 15:09

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është duke vazhduar diskutimi rreth procesit të certifikimit të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC) i kanë dërguar një rekomandim KQZ’së për të certifikuar listat e partive politike ashtu siç janë. Yll Buleshkaj ka thënë se qasja e zyrës që drejton është gjithpërfshirja para largimit.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi i kësaj zyre në mbledhje ka thënë se nuk kanë pasur kapacitetet që të verifikojnë të gjitha informacionet e marra nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Zyra nuk ka arrit te zbatoje ne plotën për piken q. Për atë arsye zyra iu rekomandon qe ta certifikoni listën ashtu siç është Nuk kemi kapacitete qe te verifikojmë informatat qe  na ka dërguar KGJK-ja. Qasja është gjithperfshirja para largimit”, ka thënë Yll Buleshkaj nga kjo zyrë.

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se një rekomandim i tillë nuk thotë asgjë rreth asaj se kush i përmbush kërkesat dhe kush jo.

Ajo thotë se është detyrë e zyrës që të respektojë të gjitha dispozitat e Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet.

Si pasojë e kësaj Daka ka thënë se zyra për certifikimin e partive politike duhet të sjellë të gjithë dokumentacionet dhe komunikimin e kësaj zyre me të gjitha institucionet tjera.

“Nga ky rekomandim nuk e kemi te qarte se kush i plotëson kushtet nga kandidatet dhe kush jo. Unë para vetes e kam një rekomandim se a I përmbushin këta kandidate kriteret. Se kemi te qarte se kush I përmbush kërkesa dhe kush jo. Kjo është detyra e pare e zyrës, qe I pranon dokumentet. I verifikon dhe I klasifikon. Dhe pastaj e bën rekomandimin, gjithmonë duke u respektuar dispozitat e nenit 29.Kisha dashtë qe neve ten a sillen dokumentet. Ne kemi një rekomandim qe nuk thotë asgjë”, ka thënë Daka, raporton Express.

Daka tutje ka thënë se është e paqartë se çfarë do të ndodh edhe me partitë politike të cilat i kanë zëvendësuar kandidatët të cilët janë gjetur se kanë probleme me ligjin.

Thotë qe te certifikohen te gjithë kandidatet. Edhe ato subjektet qe I kane zëvendësuar kandidatet. Tash është e paqarte, se a do te mbeten kandidatët qe partitë I kane dërgua, apo ata qe I kane zëvendësua. Sepse subjektet mund te thonë qe i kemi zëvendësua, dhe kërkojmë që të certifikohet lista e pare me kandidate. Do te ishte e drejte te na sillen te gjitha shkresat që janë bërë përmes zyrës me institucionet e tjera dhe te shohim”, ka thënë Daka.

Buleshkaj ndërkohë ka thënë se nuk i kanë obliguar partitë që të heqin kandidatët nga listat, por vetëm ka qenë njoftim dhe se largimi ka mbetur ne vullnetin e partive politike.

Ai është shprehur i gatshëm që të jap komunikimin me institucionet e tjera.

“Jam i gatshëm që të japë të gjithë korrespodencën që kemi pasur”, ka thënë Buleshkaj.

Edhe përfaqësuesi i LDK’së ka kërkuar dokumentacione shtesë të Zyrës për certifikimit të partive. Derisa përfaqësuesi i VV’së ka thënë se rekomandimi i ZRPPC-së është i drejtë dhe duhet të votohet./Express/