Panucci e zbulon arsyen pse Ardian Ismajli e la Kosovën për Shqipërinë - Gazeta Express
string(70) "panucci-e-zbulon-arsyen-pse-ardian-ismajli-e-la-kosoven-per-shqiperine"

Futboll

Gazeta Express

24/12/2025 12:46

Panucci e zbulon arsyen pse Ardian Ismajli e la Kosovën për Shqipërinë

Futboll

Gazeta Express

24/12/2025 12:46

Ish-selektori i Shqipërisë, Christian Panucci ka treguar prapaskenat rreth vendimit të Ardian Ismajlit për të lënë Kosovën dhe për ta përfaqësuar Shqipërinë.

Panucci në podcastin “Versus” në Telesport tregoi se ishte ai që e bindi Ismajlin t’i bashkohej Shqipërisë, shkruan Gazeta Express.

“Ismajlin, kush e solli ne Kombëtare? Ismajli ishte në grumbullim me Kosovën. Unë fola me të. Ai nuk vazhdoi me Kosovën për të ardhur te Shqipëria për mua. Mund ta pyesni Ismajlin. Ismajli është mbrojtësi më i mirë që ka Shqipëria bashkë me Gjimshitin”, u shpreh Panucci.

Panucci e drejtoi kombëtaren shqiptare në periudhën 2017-2019, duke mos arritur rezultatet e pritshme, teksa pati edhe një ekip që po ndryshonte gjeneratën, pas suksesit në kualifikimin historik në Euro 2016.

Advertisement
Advertisement
Advertisement