Pandemia i bëri një të mirë Shqipërisë, rriti numrin e përdoruesve të biçikletave - Gazeta Express
string(80) "pandemia-i-beri-nje-te-mire-shqiperise-rriti-numrin-e-perdoruesve-te-bicikletave"

Pandemia i bëri një të mirë Shqipërisë, rriti numrin e përdoruesve të biçikletave

Gazeta Express

28/05/2020 13:43

Pandemia covid-19 ka shtuar numrin e përdoruesve të biçikletave, por edhe numrin e aksidenteve te kjo kategori përdoruesish rruge.

Ekspertët thonë, se ata duhet të tregohen korrektë me zbatimin e Kodit Rrugor, ndërsa bashkitë duhet të shtojnë korsitë e dedikuara për biçikletat.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër ndërkohë, Policia ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese, por edhe masat administrative për shkelësit me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Për të rritur ndërgjegjësimin e zbatimit të rregullave të qarkullimit, ku krahas monitorimit dhe këshillave, për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të rrugës, nuk kanë munguar edhe masat administrative, ku vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar dhe ndëshkuar 36 drejtues biçikletash.
Vetëm në kryeqytet, gjatë këtij viti do shtohen 20 kilometra korsi biçikletash, duke e çuar në 50 kilometër në total gjatësinë e tyre./rtsh