Pandemia godet fort NBA-në, Lakers në emergjencë, shtyhen dy ndeshje të Bulls - Gazeta Express
string(75) "pandemia-godet-fort-nba-ne-lakers-ne-emergjence-shtyhen-dy-ndeshje-te-bulls"

Sport

Gazeta Express

17/12/2021 9:50

Pandemia godet fort NBA-në, Lakers në emergjencë, shtyhen dy ndeshje të Bulls

Sport

Gazeta Express

17/12/2021 9:50

COVID-19 godet përsëri me forcë NBA-në, me Los Angeles Lakers si vatrën më të madhe të infektimit. Rezultatet e testeve të fundit, të kryera në skuadrën kaliforniane, e kanë çuar në 5 numrin e të prekurve nga Koronavirusi: pas Russell Westbrook dhe Avery Bradley, rezultuan pozitivë edhe Malik Monk, Dwight Howard dhe Talen Horton-Tucker, të cilët do të ndjekin protokollin e autoriteteve shëndetësore, duke qëndruar të izoluar derisa të negativizohen.

Trajneri Vogel gjithashtu ka nuk mundur të ketë në dispozicion Kendrick Nunn, por edhe Trevor Ariza, i cili ende nuk ka debutuar në këtë sezon. Domethënë, janë bërë gjithsej 7 mungesa për ndeshjen e radhës (ndaj Minesotas) apo ndaj Chicago Bulls. Sikur të mos mjaftone problemi serioz i Koroanvirusit, LeBron James dhe Anthony Davis kanë shqetësime të tjera fizike dhe janë në dyshim për këto dy ndeshje.

Lexo Edhe:

Por nuk janë vetëm Lakers që goditen nga COVID-i. NBA pezulloi dy ndeshje të Chicago Bulls, atë kundër Detroit Pistons dhe Toronto Raptors, pasi skuadra nga Illinois kanë një duzinë lojtarësh që u janë nënshtruar protokolleve shëndetësore: Alize Johnson, Coby White, Javonte Green, DeMar DeRozan, Matt Thomas, Derrick Jones Jr., Ayo Dosunmu, Stanley Johnson, Zach LaVine dhe Troy Brown Jr.

Ka pasur një shpërthim infektimesh edhe te Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks. Kampionët në fuqi kanë jashtë skuadrës, për momentin, Giannis Antetokounmpo, Donte DiVincenzo, Wesley Matthews dhe Bobby Portis.