Pamjet video, shqiptarit i bëjnë atentat në mes të plazhit - Gazeta Express
string(57) "pamjet-video-shqiptarit-i-bejne-atentat-ne-mes-te-plazhit"

Pamjet video, shqiptarit i bëjnë atentat në mes të plazhit

Gazeta Express

20/09/2020 15:00

Momente paniku kanë përjetuar këtë të dielë pushuesit në bregdetin e Torvaianica-s në Romë të Italisë, kur dy persona të maskuar kanë qëlluar në drejtim të një shtetasi me origjinë shqiptare.

Media italiane njofton se shqiptari po ecte pranë bregut të detit në momentin kur dy persona të maskuar i janë afruar me motor. Njëri prej atentatorëve ka zbritur nga motori dhe e ka qëlluar dy herë me armë nga prapa shqiptarin.

Lexo Edhe:

Ky i fundit është transportuar drejt spitalit San Camillo me helikopter. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Nje prej mediave italiane shkruan se shqiptari njihet si Simone dhe është person me precedent të mëparshëm penalë.

Atentatorët ndërkohë kanë mundur të largohen./Express