Pamjet nga aksidenti me 4 të plagosur në aksin Lezhë- Shkodër, “Audi” u fut në parakalim të gabuar - Gazeta Express
string(94) "pamjet-nga-aksidenti-me-4-te-plagosur-ne-aksin-lezhe-shkoder-audi-u-fut-ne-parakalim-te-gabuar"

Pamjet nga aksidenti me 4 të plagosur në aksin Lezhë- Shkodër, “Audi” u fut në parakalim të gabuar

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2022 11:24

Sigurohen pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.

Lexo edhe: Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen disa persona

Lexo Edhe:

Bëhet me dije se një “Audi” me targa të Kosovës dhe një “Mitsubish|” me targa të Greqisë u përplasën.

Shkak dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i Audit, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Në videot e siguruara nga Abc, shihen makinat e bëra copë, ndërsa aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Lëvizja e automjeteve është devijuar në aksin e vjetër Kallmet-Dajç.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/Gazeta Express