Pamjet e rënda të vrasjes, autori shpjegon pse i preu kokën me sëpatë shitësit - Gazeta Express
string(77) "pamjet-e-renda-te-vrasjes-autori-shpjegon-pse-i-preu-koken-me-sepate-shitesit"

Pamjet e rënda të vrasjes, autori shpjegon pse i preu kokën me sëpatë shitësit

Gazeta Express

28/01/2020 17:32

Një vrasje makabre ka tmerruar këtë të martë qytetarët korçarë që ndodheshin në afërsi të pazarit të qytetit, ku pas një konflikti banal kanë parë me sytë e tyre sesi një person është goditur me sëpatë prapa kokës deri në vdekje.

Viktima Dashnor Osmani ka ndërruar menjëherë jetë, teksa autori 42 vjeçar ka vijuar ta godasë derisa i ka këputur kokën. Personi që kreu aktin makabër, tashmë i arrestuar, ka treguar para hetuesve dhe shkakun se përse kreu këtë akt të rëndë në mes të qytetit.

Lexo Edhe:

Zamir Topi ka deklaruar se viktima i ka përdhosur varrin e së ëmës, një ngjarje që në fakt daton që në vitin 2014, pasi sipas autorit viktima e ka varrosur një familjar të tij fare pranë vendprehjes së nënës. Por ajo që kanë vënë re hetuesit është se autori është i paqendrueshëm në deklarimet e tij, pasi i ndërron detajet e tregimit të tij shpesh. Dyshime ka dhe për mundësinë e një lidhje intime mes gruas së autorit dhe viktimës, por një informacion i tillë ende nuk është konfirmuar.

Të dy, viktima dhe autori, vinin nga i njëjti fshat dhe deri më tani ende nuk është mësuar sesi ka nisur konflikti mes të dyve. Nga pozicioni sesi është gjetur i vdekur 50 vjeçari, duket se pas konfliktit të çastit autori ka shkuar të marrë sëpatën dhe e ka goditur nga prapa viktimën.

Më poshtë disa pamje të rënda nga vendngjarja, teksa viktima është i shtrirë në tokë i pajetë dhe në duar mban ende kutitë e bananeve, të cilat i shiste në treg.