Pamje: Trajneri e shkund dhe e qëllon me shpulla xhudisten para garës - Gazeta Express
string(68) "pamje-trajneri-e-shkund-dhe-e-qellon-me-shpulla-xhudisten-para-gares"

Pamje: Trajneri e shkund dhe e qëllon me shpulla xhudisten para garës

Sporte tjera

Gazeta Express

28/07/2021 12:21

Tifozët e xhudos kanë mbetur të tronditur kur atletja gjermane Martyna Trajdos u shkund dhe u qëllua me shpulla në fytyrë nga trajneri i vet para një lufte në Lojërat Olimpike në Tokio.

Para se Trajdos të futej në tapet për t’u përballur me hungarezen Szofi Ozbas në luftën e rrethit të 1/16-es, trajneri i saj Claudiu Pusa e qëlloi me shpulla, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pusa së pari e kapi për shiriti dhe e shkundi dhe pastaj e goditi dy herë në fytyrë, para se ajo të futej në tapet.

Trajdos pësoi disfatë ndaj hungarezes dhe u largua nga Tokio duar thatë.

Pas meçit ajo që mori vëmendje nuk ishte humbja e saj, por fakti që trajneri e bëri një veprim të tillë që u dënua nga tifozët dhe të tjerët. /Gazeta Express/