Pamje të rënda: Ministri afrikan i shpëton atentatit, i vriten e bija dhe shoferi - Gazeta Express
string(79) "pamje-te-renda-ministri-afrikan-i-shpeton-atentatit-i-vriten-e-bija-dhe-shoferi"

Lajme

Nasuf Abdyli

01/06/2021 10:33

Pamje të rënda: Ministri afrikan i shpëton atentatit, i vriten e bija dhe shoferi

Lajme

Nasuf Abdyli

01/06/2021 10:33

Disa persona të armatosur e sulmuan veturën me të cilën po udhëtonte ministri ugandez i Punës dhe Transportit. Në këtë sulm, ministri u plagos, ndërsa vajza e tij dhe vozitësi i veturës u vranë.

Vetura e ministrit Katumba Wamala u sulmua me plumba armësh në lagjen Kiasasi të Kampalas, tha një zëdhënëse e ushtrisë.

Lexo Edhe:

Foto: Reuters

“Kishte të shtëna ku u përfshi edhe ai. Ai është lënduar dhe është dërguar në spital, vozitësi i tij është vrarë”, tha zëdhënësja Flabia Byekwaso për agjencinë Reuters. Televizionui NBS raportoi se edhe vajza e ministrit ishte në veturë dhe nuk u ka mbijetuar plagëve.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ministri Katumba shihet i tmerruar dhe i përlyer me gjak jashtë veturës me të cilën po udhëtonte.

Foto: Reuters

Viteve të fundit, në Ugandë kanë ndodhur disa vrasje dhe vdekje misterioze të zyrtarëve të lartë. Ato kanë nxitur spekulime rreth autorëve dhe motivit të tyre, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e personave që janë vrarë viteve të fundit janë një deputet, një zyrtar i lartë policor, kryeprokurori i shtetit dhe disa udhëheqës të lartë myslimanë.