Pamje: Skitari kosovar stërvit në izolim, ka një mesazh - Gazeta Express
string(53) "pamje-skitari-kosovar-stervit-ne-izolim-ka-nje-mesazh"

Pamje: Skitari kosovar stërvit në izolim, ka një mesazh

Gazeta Express

30/03/2020 13:21

Skitari Albin Tahiri, i cili është sportisti i parë në histori të Kosovës që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, është duke u stërvitur vetë në karantinë, në përpjekje për ta ruajtur formën fizike edhe gjatë pezullimit të sportit si pasojë e pandemisë koronavirus.

Sporti në përgjithësi në gjithë botën është pezulluar për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rreth 40.000 persona kanë vdekur në gjithë botën, ndërsa janë shënuar mbi 720.000 raste me këtë virus.

Edhe Kosova është prekur nga Covid-19, dhe deri tani i ka 94 persona të prekur, përfshirë një të vdekur.

I ngujuar në shtëpinë e vet në Slloveni, Tahiri – i cili u para dy vjetëve bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut – përmes një videoje ka treguar regjimin e stërvitjeve në karantinë.

Ai i ka këshilluar ndjekësit e vet të mos harrojnë asnjëherë të vendosin masa mbrojtësve, si maska, kur të dalin jashtë, si një mënyrë për ta parandaluar përhapjen e Covid-19.

Tahiri në dy garat e tij me ski këtë vit në Slloveni, Tahiri zuri vendet 49 dhe 46 përkatësisht, në disiplinën slalom.

Rezultati i tij më i mirë në PyeongChang 2018 ishte vendi i 34-të në lëshim. /Gazeta Express/