Pamje: Robin Krasniqi e këndoi këngën “Besa Besë” pasi e fitoi titullin e kampionit të botës - Gazeta Express
string(89) "pamje-robin-krasniqi-e-kendoi-kengen-besa-bese-pasi-e-fitoi-titullin-e-kampionit-te-botes"

Pamje: Robin Krasniqi e këndoi këngën “Besa Besë” pasi e fitoi titullin e kampionit të botës

Gazeta Express

11/10/2020 11:56

Robin Krasniqi e ka shijuar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë të shtunën, me këngën shkodrane “Besa Besë”, e cila është shndërruar në himn patriotik në mesin e shqiptarëve gjithandej nëpër botë.

Boksieri kosovar Krasniqi, i cili lufton nën flamurin gjerman, e mposhti Dominic Boeselin me një nokaut dërrmues në rundin e tretë në Magdeburg dhe u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Boesel, 30 vjeç, po e mbronte titullin për herë të parë në karrierë, pasi e kishte fituar në nëntor të vitit të kaluar.

Por një e djathtë e Krasniqit ishte aq e fortë dhe e shpejtë, saqë boksieri gjerman u rrëzua si një lis i madh dhe koka iu përplas për dyshemeje.

Boksieri nga Kosova, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.

Pas meçit, ai është xhiruar duke e kënduar këngën e famshme “Besa Besë” me një grup shqiptarësh në Gjermani.

Krasniqi dëgjohet duke kënduar “Besa besë, besën ta kam dhënë”, në një video të publikuar nga Gazeta New Born.