Pamje: Pauli luftoi si amator i vërtetë kundër Mayweatherit - Gazeta Express
string(58) "pamje-pauli-luftoi-si-amator-i-vertete-kunder-mayweatherit"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/06/2021 14:13

Pamje: Pauli luftoi si amator i vërtetë kundër Mayweatherit

Sporte tjera

Gazeta Express

07/06/2021 14:13

Meçi mes njërit prej boksierëve më të mirë në histori dhe njërit prej personaliteteve më të njohura të YouTube përfundoi me rezultat të pritshëm të dielën mbrëma në Miami, pasi Floyd Mayweather vallëzoi përreth Logan Paulit për tetë runde pa i shkaktuar ndonjë dëm të vërtetë atij.

Nuk pati fitues zyrtar, siç e donin rregullat e këtij meçi ekzibicioni, por edhe pse nokauti lejohej asnjëri boksier nuk ia doli ta bëjë një të tillë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mayweather, 44 vjeç, u pensionua nga boksi profesionist me një rekord të përkryer prej 50 fitoreve nga 50 luftëra në vitin 2017, por ai vendosi të kthehej në ring për një meç tetërundesh ekzibicioni kundër Paul, i cili u bë i famshëm si personalitet i YouTube me 66 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Ç’është e vërteta, Mayweather ka mundur ta përfundonte luftën sikur të donte, por ai e njeh audiencën e vet dhe, mbase me një sy në një rimeç fitimprurës, e lejoi luftën të shkojë në distancë për t’i kënaqur ata.

Paul, për të cilin kjo ishte vetëm lufta e dytë në ring, bëri betejë bizare.

Meçi mbaroi me fishkëllima nga publiku i pakënaqur me atë që e pa në ring nga Paul dhe Mayweather.

Mënyra sesi luftoi Paul ishte vërtetë bizare dhe bëri që ai të bëhej objekt talljeje në rrjetet sociale. /Gazeta Express/