Kurban Bajrami, LDK: Qoftë kjo festë, ditë gëzimi, mirëkuptimi dhe lumturie për secilin prej jush - Gazeta Express
string(93) "kurban-bajrami-ldk-qofte-kjo-feste-dite-gezimi-mirekuptimi-dhe-lumturie-per-secilin-prej-jush"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 7:42

Kurban Bajrami, LDK: Qoftë kjo festë, ditë gëzimi, mirëkuptimi dhe lumturie për secilin prej jush

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 7:42

Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një komunikate për media, LDK tha se kjo festë është simbol i devotshmërisë, sakrificës, mirënjohjes dhe humanizmit.

“Ajo na rikujton vlerat më të larta njerëzore: solidaritetin, dashurinë, kujdesin dhe afërsinë me njëri-tjetrin, veçanërisht ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Në këtë ditë feste dhe çdo ditë tjetër, ju urojmë shëndet, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Qoftë kjo festë, ditë gëzimi, mirëkuptimi dhe lumturie për secilin prej jush. Me fat Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement