Pamje nga vendi ku humbi jetën 20-vjeçari nga Mitrovica - Gazeta Express
string(55) "pamje-nga-vendi-ku-humbi-jeten-20-vjecari-nga-mitrovica"

Pamje nga vendi ku humbi jetën 20-vjeçari nga Mitrovica

Gazeta Express

23/10/2020 9:42

Një veturë ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar jashtë rrugës gjatë natës në Mitrovicë. Si pasojë e këtij vetaksidenti, ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar.

Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Avni Zahiti, ka deklaruar se drejtuesi i automjetit është në ndalim policor, pasi që dyshohet si shkaktar i aksidentit.

Lexo Edhe:

“Po, ka ndodhë një vetaksident gjatë natës. Dyshohet se shoferi ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është në ndalim policor, pasi që dyshohet si shkaktar i aksidentit. Në veturë me të kanë qenë edhe dy persona, por për gjendjen e tyre akoma nuk kemi detaje”, ka thënë Zahiti për Express.