Pamje nga aksioni i policisë në Shtërpcë, sekuestrohen kamera dhe dokumente - Gazeta Express
string(74) "pamje-nga-aksioni-i-policise-ne-shterpce-sekuestrohen-kamera-dhe-dokumente"

Pamje nga aksioni i policisë në Shtërpcë, sekuestrohen kamera dhe dokumente

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 10:11

Policia e Kosovës, sot, është duke zhvilluar një aksion në Shtërpcë, përkatësisht, janë duke u bastisur katër lokacione të ndryshme.

Siç njofton prokuroria, transmeton Express, aty është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Lexo Edhe:

“Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka”, njofton prokuroria.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, përfundon njoftimi i prokurorisë.

Prokurori Rasim Maloku i tha Gazetës Express se “nuk ka pasur probleme” deri tani në këtë aksion. Ai tregoi se janë sekuestruar kamera, pajisje të ndryshme dhe dokumente.