Pamje: Mark Magsayo e rreh Rusellin dhe i jep fund sundimit të tij shtatëvjeçar - Gazeta Express
string(78) "pamje-mark-magsayo-e-rreh-rusellin-dhe-i-jep-fund-sundimit-te-tij-shtatevjecar"

Boks

Gazeta Express

23/01/2022 10:59

Pamje: Mark Magsayo e rreh Rusellin dhe i jep fund sundimit të tij shtatëvjeçar

Boks

Gazeta Express

23/01/2022 10:59

Boksieri filipinas Mark Magsayo i ka dhënë fund sundimit më të gjatë në boksin profesionist të burrave, duke e mposhtur Gary Rusellin për ta fituar titullin në kategorinë e lehtë në WBC.

Dy prej tre gjyqtarëve votuan në favor të Magsayos, promotor i të cilit është bashkatdhetari i vet Manny Pacquiao, raporton Gazeta Express.

Boksieri amerikan Russell e kishte mbajtur këtë titull në ËBC që prej marsit të vitit 2015, por kjo ishte vetëm hera e gjashtë që ai luftoi për ta mbrojtur atë.

“Kjo ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë”, tha Magsayo pas fitores habitëse në Atlantic City.

“Faleminderit për përkrahjen tifozëve filipinas. Tani jam bërë kampion i botës”, shtoi ai.

26-vjeçari, i cili është i pamposhtur, e fitoi mundësinë për të luftuar për titull pasi e nokautoi meksikanin Julio Ceja në gusht dhe fitorja e së shtunës ishte e 24-ta në karrierë.

Dy gjyqtarë i dhanë a tij fitoren 115-113, ndërsa gjyqtari i tretë votoi për barazim 114-114. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement