Pamje e trishtueshme: Mbledhëses së topave i bie të fikët gjatë ndeshjes në Australian Open - Gazeta Express
string(90) "pamje-e-trishtueshme-mbledheses-se-topave-i-bie-te-fiket-gjate-ndeshjes-ne-australian-open"

Pamje e trishtueshme: Mbledhëses së topave i bie të fikët gjatë ndeshjes në Australian Open

Sporte tjera

Gazeta Express

17/01/2022 15:26

Një mbledhëseje të topave, vajzë e re, në turneun grand slam Australian Open i humbi vetëdija papritmas në fushë gjatë një ndeshjeje të hënën.

Incidenti ndodhi gjatë meçit të rrethit të parë të Australian Open mes Lloyd Harris dhe Mikael Torpegaard, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Torpegaard po fitonte 4:2 kur mbledhësja e topave mbrapa tij ra në tokë pa ndjenja papritmas.

Harris vrapoi nga ana tjetër e fushës për t’i ndalë në ndihmë vajzës së re.

Asaj iu dha ndihma e parë mjekësore në fushë nga ekipi mjekësor i Australian Open.

Tennis Australia njoftoi më vonë se vajza ishte dërguar në shtëpi për të pushuar dhe se do të rikthehet në fushat e Australian Open më vonë këtë javë.

Turneu u Australian Open shpesh zhvillohet në të nxehtë ekstrem, por temperatura ishte vetëm 22 gradë në kohën kur ajo i humbi ndjenjat në fushë. /Gazeta Express/