Pamje: Boksierja 18-vjeçare bie në koma pas humbjes me nokaut brutal - Gazeta Express
string(67) "pamje-boksierja-18-vjecare-bie-ne-koma-pas-humbjes-me-nokaut-brutal"

Pamje: Boksierja 18-vjeçare bie në koma pas humbjes me nokaut brutal

Sporte tjera

Gazeta Express

01/09/2021 10:20

Boksierja meksikane Jeanette Zacarias Zapata ka rënë në koma, pas një humbjeje me nokaut që e pësoi në një ndeshje boksi në Kanada.

18-vjeçarja nga Meksika u nxor nga ringu me barelë dhe u dërgua në spital urgjentisht, pasi i humbi ndjenjat në fillim të rundit të pestë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një goditje e fuqishme me të djathtën nga Marie Pier Houle e hodhi Zapatan në dysheme.

Ajo i kaloi disa minuta e shtrirë pa ndjenja në dysheme, para se të merrte tretman mjekësor.

“Aksidentet si ai i Zacarias janë shumë të rralla dhe ne duhet të sigurohemi që ta gjejmë një mënyrë t’i parandalojmë ndodhitë e tilla”, tha promotori i meçit Yvon Michel për CBC.

Kundërshtarja e saj Houle u prek nga kjo ngjarje dhe për këtë shkroi në Facebook.

“Boksi bart shume rreziqe. Kjo është puna jonë dhe pasioni jonë por ne kurrë nuk e kemi për qëllim t’i lëndojmë kundërshtarët tonë në këtë mënyrë”, shkroi ajo.

Ajo tha se shpreson me gjithë zemër se Zapata do të shërohet./Gazeta Express/