Arrestohet A.P. i dyshuar për vrasjen mbrëmë në Prishtinë, Policia thotë se është dërguar në mbajtje-detaje - Gazeta Express
string(65) "vrasja-qe-ndodhimbreme-ne-prishtine-policia-arreston-te-dyshuarin"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 19:26

Arrestohet A.P. i dyshuar për vrasjen mbrëmë në Prishtinë, Policia thotë se është dërguar në mbajtje-detaje

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 19:26

Një person i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë është dërguar në mbajtje, pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia e Kosovës.

I dyshuari, me inicialet A.P., shtetas i Kosovës, ishte në kërkim nga organet e rendit lidhur me këtë rast.

Policia njoftoi se njësiti i hetimeve të përgjithshme ka siguruar prezencën e të dyshuarit, ndërsa pas procedurave policore dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në qendrën e mbajtjes. Hetimet për rastin e vrasjes po vazhdojnë. /Gazeta Express

Njoftimi i plotë:

Dërgohet në mbajtje një person i kërkuar për vrasje

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është siguruar prezenca e personit të dyshuar:

– A.P, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për rastin e vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement