Pamje: Alvarez e rreh bindshëm Smithin, i unifikon titujt e botës WBC dhe WBA - Gazeta Express
string(75) "pamje-alvarez-e-rreh-bindshem-smithin-i-unifikon-titujt-e-botes-wbc-dhe-wba"

Pamje: Alvarez e rreh bindshëm Smithin, i unifikon titujt e botës WBC dhe WBA

Sporte tjera

Gazeta Express

20/12/2020 9:21

Saul ‘Canelo’ Alvarez e ka bërë një paraqitje pothuajse të përsosur për ta mposhtur Callum Smithin dhe për t’i fituar titujt e botës WBC dhe WBA në kategorinë super të mesme.

Boksieri meksikan shkëlqeu në meçin e zhvilluar të dielën në mëngjes në Teksas, sipas kohës sonë lokale, duke e mbizotëruar Smithin pothuajse në të gjitha 12 rundet me presion, grushte të njëpasnjëshme dhe mbrojtje të çeliktë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Smith pati shumë vështirësi t’i japë grushte të forta Alvarezit dhe u duk u mposhtur në çdo rund si pasojë.

Ai luftoi me admirim por u mposht bindshëm sipas vlerësimit të gjyqtarëve: 119-109 119-109 117-111.

Alvarez – i cili e ka vetëm një humbje nga 57 luftëra në ring – tani mban titujt WBC dhe WBA në kategorinë super të mesme.

“Jam i shkatërruar. Erdha këtu për të fituar. Nuk mund të arsyetohem, ai ishte shumë i mirë”, e pranoi Smith pas meçit.

Ndërsa Alvarez u shpreh: “Kjo është njëra prej netëve më të mira që kam pasur. Do të kërkoj më shumë. I dua të gjithë titujt, nuk ka rëndësi se kush i mban ata. Unë nuk ia mbath nga askush. Kam luftuar kundër më të mirëve. Ia kam dëshmuar botës së jam luftëtari më i mirë”. /Gazeta Express/