Radoniqi shkon personalisht në Slloveni për ta "mbikëqyrë" procesin e shtypjes së fletëvotimeve në "Cetis" - Gazeta Express
string(102) "radoniqi-shkon-personalisht-ne-slloveni-per-ta-mbikeqyre-procesin-e-shtypjes-se-fletevotimeve-ne-cetis"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 17:54

Radoniqi shkon personalisht në Slloveni për ta “mbikëqyrë” procesin e shtypjes së fletëvotimeve në “Cetis”

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 17:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar shtypja e fletëvotimeve në shtypshkronjën “Cetis” në Celje të Sllovenisë.

KQZ ka treguar se në procesin e mbikëqyrjes së shtypjes së fletëvotimeve do të përfshihen të gjithë anëtarët e KQZ-së, deri në përfundim të procesit.

Në Celje të Sllovenisë ka qëndruar edhe vetë kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

“Fillimisht, procesi i shtypjes së fletëvotimeve është mbikëqyrur nga anëtarët Ilir Gashi, Sami Hamiti, Muharrem Nitaj, Violeta Salihu, ndërsa më pas mbikëqyrja është vazhduar nga Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtari Alban Krasniqi. Gjatë ditëve në vijim, fazat përmbyllëse të këtij procesi do të mbikëqyren edhe nga anëtarët e tjerë të KQZ-së Stefan Filipović, Delvir Tairi dhe Shukrije Stolla. Pjesë e këtyre ekipeve janë edhe zyrtarë të Sekretariatit të KQZ-së”, njofton KQZ.

KQZ njofton se fletëvotimet përmbajnë elemente të avancuara të sigurisë, të cilat garantojnë autenticitetin dhe mbrojtjen e tyre nga kopjimi apo falsifikimi, në përputhje me standardet e përcaktuara nga KQZ.

“Në përgjithësi, sipas vendimit të KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, janë planifikuar të shtypen 1,778,300 fletëvotime, prej të cilave 1,605,000 për votimin në vendvotime të rregullta; 19,450 për votimin me kusht; 13,500 fletëvotime rezervë, 3,500 për votimin e personave me nevoja të veçanta; 108,000 për votimin me postë; dhe 28,850 për votimin në përfaqësi diplomatike”, përfundon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement