Palmer shkëlqen me katër gola në fitoren e thellë të Chelseat ndaj Evertonit - Gazeta Express
string(76) "palmer-shkelqen-me-kater-gola-ne-fitoren-e-thelle-te-chelseat-ndaj-evertonit"

Palmer shkëlqen me katër gola në fitoren e thellë të Chelseat ndaj Evertonit

Gazeta Express

15/04/2024 23:04

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë, duke fituar me rezultat të thellë ndaj Evertonit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 6:0, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo përballje i takoi javës së 33-të në elitën e futbollit anglez.

“Blutë” fitoren e siguruan qysh në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me katër gola epërsi.

Cole Palmer shkëlqeu sërish duke realizuar katër gola. Ai kompletoi het-trikun pas 29 minutave lojë, teksa të katërtin e shënoi nga penalltia (64′).

Nicolas Jackson (44′) dhe Alfie Gilchrist (90′) realizuan dy golat tjerë në fitoren e londinezëve.

Chelsea pas kësaj fitore ka 47 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë.

Evertoni ndodhet në pozitën e 16-të me 27 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/