Pahor ia ka vënë syrin pozitës së ndërmjetësit – sot i kishte mysafirë në Lubjanë Lajçakun dhe Baroneshën Ashton - Gazeta Express
string(110) "pahor-ia-ka-vene-syrin-pozites-se-ndermjetesit-sot-e-kishte-mysafire-ne-lubjane-lajcakun-dhe-baroneshen-ashton"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 17:24

Pahor ia ka vënë syrin pozitës së ndërmjetësit – sot i kishte mysafirë në Lubjanë Lajçakun dhe Baroneshën Ashton

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 17:24

Në Lubjanë të Sllovenisë sot është mbajtur një konferencë ku është diskutuar mbi Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij në Bashkimin Europian.

Pjesëmarrës kishte diplomatë të rangut të lartë, përfshirë emisarin Miroslav Lajçak, ish-Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Catherinë Ashton e të tjerë.

Lexo Edhe:

Konferenca “Ballkani Perëndimor në BE” u organizua nga Institutit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, në krye të së cilit është ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili synon të zëvendësojë emisarin Lajçak në pozitën e tij si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk ka alternativë, përveç që vendet e rajonit të bëhen anëtarë të plotë të Bashkimit Europian.

Për këtë konferencë, Pahor ka shkruar edhe në X. Ai tha se presidentja aktuale e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka përshëndetur mysafirët dhe ka folur për rëndësinë që ky rajon të jetë pjesë e BE-së.

“Ajo vlerësoi se ishte një takim vërtet i rëndësishëm dhe shtoi se ajo vetë i kushton shumë vëmendje dhe energji Ballkanit Perëndimor, pasi është e vetëdijshme për rëndësinë e një të ardhmeje të përbashkët europiane”, ka shkruar Pahor në X.

 Javën e kaluar, Pahor ka konfirmuar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se është i interesuar për pozicionin që do ta lëshojë Lajçaku.

Paraprakisht, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se e mbështet pa kushte Pahorin në kandidaturën e tij për postin e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog./Express/