Pacolli prezanton një kandidate për deputete: E shkëlqyeshme për të mbrojtur kauzën e përbashkët
Zgjedhjet
Gazeta Express
13/01/2025 12:19
Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Koalicioni për Familjen duhet të votohet që të ruhet babai, nëna dhe e ardhmja e fëmijëve.
Ai ka shkruar se sot është koha të mbrohet familja tradicionale.
Pacolli ka përzgjedhur një kandidate për deputete, Festina Kurteshi, për të cilën ka thënë se është e shkëlqyeshme për të mbrojtur kauzën e përbashkët.