Mbrëmja e sotme pritet të jetë një natë historike për futbollin evropian, teksa Chelsea dhe Paris Saint-Germain do të përballen në finalen e Kupës së Botës për Klube, një duel që premton spektakël, emocione dhe një trofe që të dy klubet e dëshirojnë me ngulm.
Chelsea, i drejtuar nga Enzo Maresca, ka befasuar kritikët këtë sezon duke fituar Ligën e Konferencës dhe duke siguruar një vend mes më të mirëve në botë.
Në gjysmëfinale, londinezët mposhtën Fluminensen 2:0, falë një dygolëshi vendimtar të João Pedro, shkruan Gazeta Express.
Në anën tjetër, PSG nuk ka nevojë për shumë prezantim. Pasi siguroi Ligën e Kampionëve, kampionët francezë e kanë shndërruar këtë turne në një mision për të kompletuar një sezon perfekt.
Parizienët treguan forcën e tyre duke mposhtur Bayern München dhe më pas Real Madridin me një rezultat bindës 4:0 në gjysmëfinale. Me Dembélé, Mendes dhe Fabián Ruiz në superformë, skuadra e Luis Enrique vjen si favorite për të ngritur trofeun.
Finalja zhvillohet sonte në orën 21:00 me orën tonë lokale dhe pritet të ndiqet nga miliona tifozë anembanë globit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...