string(79) "daut-haradinaj-faleminderit-per-cdo-vote-per-cdo-perkrahje-dhe-per-cdo-angazhim"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2025 13:03

Daut Haradinaj: Faleminderit për çdo votë, për çdo përkrahje dhe për çdo angazhim

Lajme

Gazeta Express

10/02/2025 13:03

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka falënderuar qytetarët për besimin dhe përkushtimin në këtë proces të rëndësishëm demokratik.

Haradinaj tha se mbështetja dhe angazhimi i qytetarëve kanë qenë forca kryesore.

Lexo Edhe:

“Me mirënjohje të madhe, ju falënderoj për besimin dhe përkushtimin tuaj në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Mbështetja dhe angazhimi juaj kanë qenë forca jonë kryesore. Çdo individ që dha kontributin e tij me përkushtim dhe vendosmëri, ju jeni zemra dhe shpirti i kësaj force politike. Faleminderit për çdo votë, për çdo përkrahje dhe për çdo angazhim! Së bashku do të vazhdojmë, na presin shumë punë”, u shpreh ai.

Më tutje ai iu ka uruar sukses të gjithë partive dhe kandidatëve për deputet.

“Të gjitha partive dhe kandidatëve për deputetë u uroj suksese për arritjet në këto zgjedhje. Kosova duhet parë si një tërësi, dhe kështu do të mbetet në zemrat tona”, u shpreh ai.